5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

16-shi i PDK-së për deputet, Ferat Shala: Me Hamzën kryeministër pagat për mësimdhënësit do të rriten për 50%

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 16, Ferat Shala, ka thënë se vetëm me qeverisjen e kësaj partie mësimdhënësit e janë trajtuar me dinjitet.

Ai ka thënë se edhe pas 9 shkurtit, me Bedri Hamzën kryeministër, pagat e mësimdhënëseve do të rriten për 50%.

“Së bashku me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza, pata kënaqësi të takoja mësimdhënësit – ata që edukojnë brezat e rinj dhe i përgatisin për tregun e punës. Vetëm në qeverisjen e Partisë Demokratike mësimdhënësit janë trajtuar me dinjitetin e merituar. Edhe pas 9 shkurtit, me Bedri Hamzën kryeministër, do të rriten për 50% pagat e mësimdhënësve. Mësimdhënësit meritojnë të trajtohen më mirë dhe Kosova mundet më mirë! #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit