Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 16, Ferat Shala, ka thënë se Bedri Hamza është njeri që e mban fjalën.
Shala ka thënë se programi i Hamzës dhe PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit është i duhuri për Kosovën.
“Bedriu është njeri që e mban fjalën. Programi i tij është i duhuri për Kosovën”, ka shkruar Shala krahas videos së publikuar në Facebook.