Kandidati për deputet i PDK-së me numër 16, Ferat Shala, ka qëndruar sonte në konakun e familjes Mexhani në Sibovc të Obiliqit.
Ai ka thënë se në këtë familje asnjëherë nuk është ndal kënga për liri.
“Pata nderin të isha mysafir në konakun e familjes Mexhani në Sibovc të Obiliqit. Aty ku as në robëri nuk u ndal veprimtaria dhe kënga për liri – në shtëpinë e luftëtarëve të lirisë, Shukri Mexhanit, Besim Mexhanit, Afrim Mexhanit dhe familjes së tyre të gjerë”, ka shkruar Shala në Facebook.