Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala do të garojë edhe për një mandat për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Shala mban numrin 16 në listën e deputetëve të PDK-së.
Me këtë rast, Shala ka thënë se është i nderuar që është sërish kandidat për deputet.
“Është nder të jem sërish kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës – e cila përfaqëson vlerat kombëtare, dijen, përgjegjësinë dhe kompetencën. Bashkë, mundemi më mirë! #mamirë #16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.