Pritjes i erdhi fundi.
Kylian Mbappe, do të prezantohet në “Santiago Bernabeu” më 16 korrik, dy ditë pas finales së Kampionatit Evropian.
Prezantimi i tij u pamundësua për shkak të “EURO 2024”.
Në prezantimin e 25-vjeçarit sipas Goal.com të pranishëm pritet të jenë 80 mijë tifozë.
Mbappe zyrtarisht u bë muajin e kaluar futbollist i “Los Blancos”.
Sipas mediave ai në fushë do të ‘zbarkojë’ duke bartur numrin nëntë, ku do të ketë edhe fishekzjarre.