1.8 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

15-vjeçari Lamine Yamal bën historinë, bëhet lojtari më i ri që debuton për Barcelonën

- Advertisement -

Lamine Yamal ka shkruar emrin e tij në librat e historisë pak çaste më parë, duke u bërë lojtari më i ri në histori që debuton për Barcelonën, vetëm në moshën 15-vjeçare.

Sulmuesi hyri në fushë në minutën e 83-të kur zëvendësoi Gavin, në fitoren e Barcelonës 4:0 ndaj Real Betisit, me mysafirët që luajtën për pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak, pasi Edgar Gonzalez u ndëshkua me dy kartonë të verdhë vetëm pak minuta pasi hyri në fushë si zëvendësim i detyrueshëm.

Me hyrjen e tij në fushë, Lamine bëhet lojtari më i fundit që debuton nën urdhrat e Xavi Hernandezit te Barcelona, duke mbajtur numrin 41 në fanellë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit