Dje në Ferizaj u vra një grua, ndërsa vëllai i saj 15-vjeçar u plagos.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, 15-vjeçari i plagosur është trajtuar në spital.
Pas trajtimit, ai është liruar nga spitali.
“Është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave (një mashkulli dhe një femër) dhe si pasojë e të shtënave viktima-femër ka mbetur pa shenja jete, ndërsa viktima-mashkull ka pësuar lëndime trupore, pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. Trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.