![“15 mijë para vrasje, e 15 pastaj”: Si ishte marrë vesh Naim Murseli me dorasin për vrasjen e gruas së tij? “15 mijë para vrasje, e 15 pastaj”: Si ishte marrë vesh Naim Murseli me dorasin për vrasjen e gruas së tij?](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_20231201_183727_Chrome.jpg)
Naim Murseli, i cili është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli në Prishtinë dy ditë më parë, thuhet se e ka pranuar se ka paguar një person (tashmë i arrestuar) për të vrarë gruan e tij.
Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.