18.1 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

15 dështime të seancave pak minutëshe: A ka shpresa për zhbllokim pas takimit të Osmanit me liderët e partive?

- Advertisement -

As katër minuta të plota. Kaq ishte jetëgjatësia e seancës ku deputetët e zgjedhur tentuan që ta konstituojnë Kuvendin për të 15-ën herë me radhë.

Vetëvendosje edhe sot insistoi në votim të fshehtë për emrin e tyre për kryeparlamentar, e që është Albulena haxhiu.

Komisioni për votim të fshehtë nuk u miratua dhe seanca u shty sërish, njofton Klankosova.tv.

Pas 15 dështimeve, ajo e radhës mbahet më 15 maj.

Pas situatës së krijuar rreth moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka folur lidhur me ftesat e presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Ajo tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje është kundër propozimit të LDK-së, atëherë duhet të marrë hapa konkretë, raporton Klankosova.tv.

“Shpresojmë që partitë politike të jenë të pranishme në takimin e thirrur nga presidentja. Nëse janë kundër propozimit tonë, besoj që janë ata që duhet të lëvizin. LVV i ka edhe 13 parti që nuk u ka bërë ofertë si LDK-së”, tha Bajrami, njofton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se insistimi i kryetarit të LVV-së, Albun Kurti për Albulena Haxiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, është i pakuptimtë.

Ai theksoi se Kurti nuk i ka numrat.

“Shpreh keqardhjen time dhe të PDK-së në të cilën i gjithë vendi ka mbetur peng i LVV-së, e cila përkundër kërkesës, propozimit dhe insistimit tonë të ndërrojë kandidaten, nuk po e bëjnë një gjë të tillë. Në vende shumë më të zhvilluara se vendi ynë, në situata politike të caktuara ndërrohen kandidatët në mes të garës. Në ShBA, Partia Demokratike e ka ndërruar kandidatin e tyre që ka qenë president, në garën

Deputetja Mimoza Kusari-Lila në një prononcim për media në hollin e Kuvendit pas ndërprerjes së seancës konstituive deklaroi se

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka pranuar ftesën e presidentes Vjosa Osmani për pjesëmarrje në takimin me partitë politike.

“Besoj që përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim”, tha Kusari-Lila.

Të hënën,  presidentja Vjosa Osmani njoftoi se do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit.

Ajo i ka nisur ftesat për takimet me liderët e partive politike që nisin nga 15 maji.

Me “PO” kësaj ftese i janë përgjigjur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai I LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe I AAK-së, ramush Haradinaj.

Ndërkaq, kreu I Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj deklaroi se ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga e para e shtetit

Ai para mediave u shpreh se këto lëvizje duhet të ndodhin, pasi sipas tij, duhet të gjendet një marrëveshje dhe kompromise që i shërbejnë shumicës.

Të ngjashme

Të fundit