Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer në kujtim fjalimin historik të ish-presidentit Thaçi në 14 vjetorin e konstatimit të GJND-së se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.
“Ky vendim e vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Shpallja e pavarësisë si suksesi më i madh historik i popullit dhe shtetit tonë, pasqyron vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim e shtetndërtim të një lidershipi vizionar, në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, me angazhim e përkushtim për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë për secilin qytetar.
Krenohemi me Kosovën” thuhet në reagimin e PDK-së.
https://www.facebook.com/share/v/uy9S7zxHAjtuUowM/?mibextid=oFDknk