Numri i njerëzve të vrarë në një bastisje të forcave izraelite në Bregun Perëndimor është rritur në 14, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë.
Mes të vrarëve ishte një djalë 15-vjeçar, pasi forcat izraelite luftuan një betejë disa orëshe me persona të armatosur në rrugët e qytetit të Jeninit.
Ishte një nga përleshjet më të rënda në Bregun Perëndimor prej muajsh, me ministrinë që raportoi se katër palestinezë të tjerë u vranë nga ushtarët izraelitë në incidente të veçanta në të gjithë territorin sot, raporton Sky news, transmeton Klankosova.tv.
“Agresioni i përgjakshëm i okupimit izraelit në provincën e Jeninit është një përshkallëzim i qëllimshëm për të shpërthyer situatën në Bregun Perëndimor”, tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze.