13.2 C
New York
Tuesday, December 17, 2024

Buy now

Nimani: 137 profesionistë për një vend pune, pasqyra reale e papunësisë në Kosovë!

- Advertisement -

Artan Nimani nga Forumi Intelektual Europa 2030 ka reaguar ndaj shifrave dhe deklaratave që kryeministri Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati po prezantojnë para qytetarëve.

Nimani përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka demantuar Qeverinë për siç thotë ai “krizën e thellë në tregun e punës”.

“Konkurrenca e ashpër për një vend pune dhe rastet si ai i konkursit të Ministrisë së Financave – ku për një pozitë si Zyrtar i Skemave Pensionale janë përzgjedhur në listën e ngushtë 137 të diplomuar dhe profesionistë të rinj – dëshmojnë krizën e thellë në tregun e punës”, ka shkruar Nimani ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Kur statistikat e Kurtit dhe Muratit flasin për mirëqenie, por realiteti tregon një konkurrencë të pamëshirshme ku profesionistë të rinj dhe të përgatitur, që kanë investuar vite të tëra në arsim, janë të detyruar të konkurrojnë me qindra për një pozitë në administratën shtetërore

Deklaratat e Kryeministrit Kurti për një papunësi prej 10.7% dhe thirrjet ndaj diasporës që “kush kërkon punë, ta dërgojë te unë” janë larg nga realiteti me të cilin përballen qytetarët në Kosovë. Konkurrenca e ashpër për një vend pune dhe rastet si ai i konkursit të Ministrisë së Financave – ku për një pozitë si Zyrtar i Skemave Pensionale janë përzgjedhur në listën e ngushtë 137 të diplomuar dhe profesionistë të rinj – dëshmojnë krizën e thellë në tregun e punës.

Këto raste, të përditshme në publikimet zyrtare, janë dëshmi se papunësia është shumë më e lartë sesa paraqitet në statistikat zyrtare. Për më tepër, metodologjia që përdoret për këto statistika është e diskutueshme dhe përjashton kategori të gjera të popullsisë nga numri i të papunëve, duke krijuar një imazh të rremë të mirëqenies.

Mashtrimi me statistika – lojë me dinjitetin e qytetarëve
Manipulimi me shifra nuk është vetëm një mashtrim ndaj publikut, por edhe një lojë me dinjitetin e qytetarëve. Ata që konkurrojnë me qindra për një vend pune e kuptojnë më mirë se kushdo se shifrat e papunësisë nuk janë asgjë më shumë se një iluzion.

Në vend të këtyre politikave mashtruese, qeveria duhet të angazhohet për politika që krijojnë vende të qëndrueshme pune, zhvillojnë sektorin privat dhe ofrojnë transparencë në rekrutim. Qytetarët duhet të ndëshkojnë këtë manipulim dhe të kërkojnë llogaridhënie për një realitet që nuk mund të fshihet me statistika të rreme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit