Janë sekuestruar 1330 monedha metalike nga dy euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas raportit të policisë, ato kanë qenë të deponuara në dy banka, e më pas janë sekuestruar nga forenzika, shkruan lajmi.net.
Rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë:
FALSIFIKIM I PARASË- Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 22-27.02.2024. Ankuesi kosovar ka raportuar se, nga dy banka janë deponuar, 1330 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga forenzika. Rasti nën hetime.