Kanë kaluar 13 vjet prej se polici i forcave speciale ROSU, Enver Zymberi, ra në krye të detyrës.
Zymberi humbi jetën më 25 korrik të 2011-tës, kur atë ditë nisi një aksion drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.
ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.
Enver Zymberit, iu dha titulli “Hero i Kosovës”, asokohe nga presidentja Atifete Jahjaga, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.