5.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

13 vjet nga vendimi i GJND-së/ Krasniqi: Në koordinim me miq e aleatë e jo kundër tyre

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar përvjetorin e 13-të të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi tha se “si sot, 13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

“Me vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim të një lidershipi vizionar, në koordinim me miq e aleatë e jo kundër tyre, me dashuri e përkushtim për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë dhe jo duke e rrezikuar atë – shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik”.

Prandaj, pohoi ai, “edhe sot, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e madhe ndër breza të popullit tonë dhe luftën e shenjtë e çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Krenarë, sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët tonë liridashës!”, përfundoi kreu i PDK-së.

Si sot, 13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim të një lidershipi vizionar, në koordinim me miq e aleatë e jo kundër tyre, me dashuri e përkushtim për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë dhe jo duke e rrezikuar atë – shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik. Prandaj, edhe sot, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e madhe ndër breza të popullit tonë dhe luftën e shenjtë e çlirimtare të UÇK-së. Krenarë, sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët tonë liridashës!

Posted by Memli Krasniqi on Saturday, July 22, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit