Klera Çaku është shqiptarja më e re e suksesshme ndërkombëtarisht, teksa është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. 13-vjecarja ka lindur në Shkodër dhe sportin e shah-ut e ka “të trashëguar” pasi e gjithë familja e saj luan shah, teksa nëmoshën 7-vjecare u shpall fillimisht kampione e shkollës së saj.
Vitet treguan se ajo fitore nuk ishte thjesht fati i fillestarit, por Klera e donte shahun dhe aty gjente veten, ndërsa tani adoleshentja ka arritur të shpallet kampione pas shtatë fitoreve dhe dy barazimeve në Kampionatin e Rapidit, i cili u zhvillua në Slloveni.
13-vjeçarja ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion, ku përballë kishte vajza deri në moshën 14-vjeçare. Ajo numëron 13 kupa deri më tani dhe synon të marrë pjesë dhe t’i fitojë të gjitha kompeticionet. Klera Çaku po ashtu ka marrë edhe në Gjermani vendin e parë për lojtaret e moshës deri në 14 vjeç.