Një rast i dyshuar rrëmbimi është raportuar sot në Drenas, ku një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi, babai i të miturës, ka deklaruar se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer. Ai ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të kamerave të sigurisë, është vërejtur se vajza kishte hipur në një veturë me targa të panjohura.
Gazeta Sinjali raporton së rreth orës 11:00, kjo veturë është lokalizuar dhe ndaluar në fshatin Baicë. Brenda saj ndodheshin A. Gashi,rreth 23-vjeçar, i dyshuari dhe D.S., rreth 13-vjeçare, viktima e raportuar si e rrëmbyer.
Të dy janë shoqëruar në Stacionin Policor në Drenas, ku janë intervistuar. I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa e mitura nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.
Burimet bëjnë të ditur se, me vendim të Prokurorit për të Mitur, është urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, teksa rasti vazhdon të trajtohet në aspektin penal dhe social