8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

126 mijë euro në krye në vete: 46 mijë euro gjobë për punësime të jashtëligjshme – Auditori e ‘sos’ Burbuqe Hanen e Telekomit

- Advertisement -

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur një mal parregullësish në pasqyrat financiare për vitin 2023 në Telekomin e Kosovës, ndërmarrje publike kjo që udhëheqet nga njeriu i partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, Burbuqe Hana, shkruan Periskopi. 

Në këtë raport theks të vecaçt i është dhënë edhe rekturimeve dhe punësimeve në Telekomin e Kosovës.

Si pasojë e parregullësive për punësimet në këtë kompani publike, Telekomi i Kosovës në vitin 2023 ishte dënuar me 46 mijë euro nga Inspektorat i Punës.

“Tutje, me datë 28.03.2023 ndërmarrja kishte amandamentuar rregulloren e brendshme për marrëdhënien e punës duke paraparë edhe mundësinë e eliminimit të testit me shkrim. Vlen të ceket se për mangësitë e ndodhura gjatë procesit të konkurseve, disa nga kandidatët kishin parashtruar ankesë tek Inspektorati i Punës. Si rrjedhojë, ndërmarrja gjatë vitit 2023 kishte pranuar 19 gjoba nga ky institucion në vlerë 46,600€ si rezultat i mos zbatimit të vendimeve përkatëse”. thuhet ndër të tjera në raportin e ZKA`së.

Auditori ka gjetur edhe një shkelje të rëndë të kryeshefes ekekutive të Telekomit Burbuqe Hana e cila kishte ndarë në vitin 2023 një shumë prej 126 mijë e 935 euro, në emër të stimulimit të një pjesë të kësaj ndërmarrje publike.
Këtu Hana përveç se nuk ka respektuar rrregulloren e brendshme të Telekomit, sipas ZKA, por as që ka marrë miratimin e Bordit të Drejtorëve.

“Ndërmarrja në vitin 2023 kishte dhënë stimulime për një pjesë të punonjësve në vlerë totale 126,935€. Sipas procesverbalit të datës1.01.2023, bordi kishte aprovuar kërkesën e menaxhmentit për alokimin e 15,000€ në muaj për drejtorinë teknike për stimulimin e punëtorëve kyç të ndërmarrjes. Tutje, me datë 22.03.2023 Kryeshefi Ekzekutiv kishte aprovuar kushtet për stimulim për kuadrot deficitar dhe ata me kontribute të dallueshme të hartuara nga drejtori teknik. Sipas këtij dokumenti, listën me të propozuarit e përpilon drejtori teknik të cilën e dërgon për aprovim tek Kryeshefi Ekzekutiv. Megjithatë, ndërmarrja nuk kishte të aprovuar nga bordi ndonjë rregullore apo udhëzim i cili do të përcaktonte mënyrën, kriteret dhe procedurat se në çfarë rrethana ndahen këto shpërblime”, thuhet në raport.

Raportine plotë të ZKA mund ta gjeni në KËTË LINK

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit