Ndërkaq, edhe 35 kandidatë të tjerë nga Prishtina, Prizreni e Gjilani janë me zero vota, por mund të mbajnë shpresë deri në përfundim të plotë të numërimit.
Në Deçan pa asnjë votë mbeti një kandidate nga PDK.
Kurse në komunën fqinje të Gjakovës, kjo u ndodhi plot 11 kandidatëve, 3 nga iniciativa E VERTETA, 2 nga Nisma, 4 nga Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe 2 nga Iniciativa Ndryshe UDK.
Nismës i mbeti 1 kandidat pa vota edhe në Drenas, sikurse i mbeti 1 edhe AAK-së, por kësaj të fundit me zero vota i mbetën edhe 2 kandidatë në Istog.
Një kandidat i AAK-së nuk mori vota as në Kaçanik, fat i cili i përcolli edhe 2 kandidatë nga Lëvizja e Pavarur e Kaçanikut dhe 1 të LDK’së.
Gjersa në Klinë as vetën nuk e votoi një kandidat nga Lista Serbe.
Gjithashtu nga dy parti të minoriteteve s’morën asnjë votë në Fushë Kosovë, 1 kandidat nga Partia Liberale Egjiptiane dhe 1 nga Partia Demokratike e Ashkalinjve.
Por në këtë komunë, nga Nisma Socialdemokrate ishin 5 kandidatë që ngelën me zero vota.
Numër i madh i kandidatëve që nuk u votuan nga askush rezultuan në Mitrovicën e Jugut, plot 15.
Këtu kështu përfunduan 4 kandidatë të partisë Alternativa, 2 të AKR-së e 2 të Nismës, kurse edhe 3 kandidatë të Forcës së Diasporës dhe 4 të Forcës së Re Kombëtare s’patën fuqi për të grumbulluar as edhe një votë.
Në Lipjan me zero vota mbetën 2 kandidatë nga AAK-ja, sikurse në Novobërdë 1 nga PDK-ja.
2 kandidatë nga AAK e një nga PDK mbetën me zero vota edhe në Obiliq, veç se aty figuron edhe një nga Nisma.
I pavotuar mbeti edhe 1 kandidat i PDK-së në Rahovec.
E ani pse në komunë me mbi 120 mijë qytetarë me të drejtë vote, asnjë votë se morën në Pejë dy pretendët për asamblenë komunale nga Nisma, 1 nga Partia Liberale Egjiptiane dhe 1 nga IRDK.
Numër më i madh i atyre që s’u votuan as edhe një herë është në Podujevë, ku këtu GUXO ka 7 kandidatë me zero vota, kurse nga 1 i tillë iu mbeti edhe AAK-së e Nismës.
E në bastionin e PDK-së, në Skenderaj, kjo i ndodhi vetëm një kandidati nga Vetëvendosje, ashtu siç përfundoi edhe 1 i Nismës në Shtime.
Nga partia e Fatmir Limajt pa vota mbeti edhe një tjetër që synonte ulëse në Asamblenë e Suharekës.
3 të tjerë të Nismën s’u botuan fare në Viti sikurse edhe një i AAK-së.
Partia e Haradinajt që prin me numrin e kandidatëve pa asnjë votë, një të pavotuar e pati edhe në Vushtrri e 3 të tjerë në Ferizaj, ku pa vota figuron edhe një kandidat nga Vatra.
Ndërkaq nga partitë serbe mbetën pa vota kandidatë nga Shtërpca e Zubin Potoku.
Të kjo e fundit nga një kandidat i pavotuar iu ngeli partisë Srpski Nardoni Pokret dhe Novo Lice – Narodna Pravda, derisa të njëjtin fat në Shtërpcë e pati dikush nga Pravda i Jednakost.
E në komunën me shumicë serbe të Zvecanit, pa u votuar mbetën një kandidat nga PDK, dhe 2 anëtarë të familjes Peci nga Lista për Kuvendin Komunal që kishte plot 14 pjesëtarë të kësaj familje.
Dy parti shqiptarë figurojnë me kandidatë pa vota edhe në komunën me shumicë serbe, Mitrovicen e Veriut.
Aty kjo i ndodhi 1 kandidati nga LDK e dy të tjerëve nga Alternativa.
Nga LDK dikush nuk u votua asnjëherë edhe në Malishevë, por s’ishte i vetmi pasi që kështu ngjau edhe me një tjetër nga AAK dhe një nga Guxo.
Krahas këtyre 89 grave e burrave që s’i votoi askush, të pavotuar ka edhe në tre komunat e tjera ku numërimi është në proces.
Në Gjilan pa u procesuar edhe votat nga dy vendvotime, asnjë votë se mori 1 kandidat nga PDK, 3 nga AAK, 2 nga Nisma, 5 nga Vatra dhe 1 nga Bashkimi për Ndryshim Anamorava.
E në Prizren ku kanë ngelur me shumë vendvotime pa u numëruar, AAK ka edhe dy kandidatë pa vota, Nisma gjithashtu 1, kurse nga 1 e kanë edhe dy partitë boshnjake – Nova Demokratska Stranka dhe koalicioni SDU-Nasa Initiative.
Ndërsa në kryeqendrën e Kosovës, me 214 vendvotime të numëruara nga 268, me zero vota janë aktualisht 11 kandidatë për asamble nga Epoka e Hyjneshës në Prishtinë, 3 nga Nisma, 3 nga Alternativa dhe 1 nga Guxo.
Në total janë 124 kandidate në nivel vendi me zero vota të cilët synuan përfaqësim në njërën nga 38 kuvendet komunale. /T7/