Një vjedhje e rëndë është raportuar sot rreth orës 08:30 të mëngjesit në fshatin Novosellë e Epërme e Gjakovës.
Klankosova.tv mëson se persona të panjohur kanë hyrë brenda një shtëpie duke arritur të marrin një shumë të konsiderueshme të parave.
Redaksia mëson se nga aty dyshohet se janë vjedhur 120 mijë euro.
Lidhur me rastin, detaje për Klankosova.tv. ka dhënë zëdhënësi rajonal i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit
“Sot është raportuar se në fshatin Novosellë e Epërme, komuna e Gjakovës, persona të panjohur rreth orës 08:30 kanë depërtuar në një shtëpi ku kanë vjedhur një armë zjarri (pistoletë) me nëntë copë fishekë, si dhe një shumë të konsiderueshme parash”.
“Njësitë përkatëse policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti ‘Vjedhje e rëndë’. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit”, ka deklaruar Elezaj për Klan.