Gazetari Dukagjin Gorani, ka thënë në “Pressing” të T7 se sipas instancave jurdike, ndërkombëtare e zgjedhore, deputetët e Listës Serbe janë kolegë me deputetët e tjerë.
Ai ka thënë një pjesë e deputetëve, sidomos të partisë në pushtet e kanë shpikur një tregim se kushdo që voton për nënkryetarin nga kjo politike politike është “tradhtar”.
Rezultati, thotë Gorani është paralizimi i funksionalitetit të shtetit.
“Deputetët e Listës Serbe gjykuar sipas Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme, institucioneve të sigurisë, bashkësisë ndërkombëtare dhe KQZ-së, janë deputetë legjitimë, janë kolegët z. Peci, Basha e deri te Albin Kurti. Janë kolegët e tyre, paguhen njëjtë, i marrin rrogat në të njëjtën ditë dhe shkojnë në të njëjtin vend të punës”.
“Kjo a janë terrorista a nuk janë terrorista, është një farsë kinse patriotike që zhvillohet prej partisë që e ka shumicën e deputetëve në pushtet. Kjo farsë zhvillohet me qëllim të pamundësisë së funksionimit të shtetit tonë. Arsye pse po e mbajnë shtetin e paralizun nuk e di, por kushdo që i nxë besë farsës së tyre patriotike e luajnë rolin e tyre për paralizën e shtetit tonë”.
“Një pjesë e deputetëve e kanë shpik një tregim që nëse rastësisht dikush e voton nënkryetarin prej Listës Serbe ka me u akuzu përjetësisht si tradhtar”, ka thënë Gorani.