Kanë kaluar rreth 12 vite që kur filloi procesi dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Edhe pas gjithë këtyre viteve shumë çëshje kanë ngelur të hapura, e tensionet rishfaqen shpesh.
Njohës të çështjeve politike në Kosovë gishtin e fajësisë po e drejtojnë kah Serbia.
“Ashiqare që Serbia nuk ka vullnet që të zgjidhë këtë problem por e shfrytëzon dialogun për të penetruar në Kosovë, për ta mbajtur Kosovën jo stabilitet permanent, për të penguar njohjet e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Që nga fillimi ka qenë heqje tërë procesit i dialogut edhe për një arsye, për arsyen e thjeshtë që BE-ja si ndërmjetës nuk e pranon Kosovën si shtet dhe duke i trajtuar paletë si të pa barabarta në dialog e ka inkurajuar pretendimin nacionalist dhe imperialist serb”
Ndërsa analisti politik, Gazmir Raci pretendon se procesi i dialogut me Serbinë do të duhej të kishte një epilog në vitin 2024.
“Unë besoj që deri në pranverën e viti të ardhshëm ky dialog duhet të ketë një epilog të qartë dhe të përfundoj sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të duhej që të përfundonte në gjashtë mujorin e parë të viti të ardhshëm sepse pastaj hymë në një cikël të ri të zgjedhjeve në disa vende të BE-së dhe në fillim të viti tjetër, në vitin 2025 kemi zgjedhjet e ShBA-së”
Republika e Kosovës e ka zhvilluar procesin e dialogut që nga viti 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./T7/