11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

12 shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

- Advertisement -

Ky shkrim për punën përfshin 12 këshilla të shprehjeve më të zakonshme që nuk sugjerohet t’i përdorni në punë. Arsyeja kryesore është mënyra se si ato ndikojnë te perceptimi i kolegëve dhe atmosfera në punë.

Sfida tjetër që kemi gjatë bisedave të ndryshme që zhvillojmë në punë është fakti që shpesh ne e marrim të mirëqenë që njerëzit arrijnë t’i kuptojnë nuancat e asaj që jemi duke komunikuar apo thënë, ndaj shpesh nëse ata ‘ofendohen’ nga ndonjë koment/reagim i yni, kjo gjë nuk varet nga ne! Ne u përpoqëm të komunikonim sa më mirë dhe fundja nuk kemi kohë të mendojmë gjatë se si duhet të flasim, pra nuk është problemi ynë! Fundja, kështu flasim/komunikojmë gjithmonë!

Por tani është koha të mësojmë se si të komunikojmë pa ia hedhur fajin të tjerëve si dhe të mësojmë të kërkojmë ndjesë pa nxjerrë justifikime (ca gjëra duhet t’i kishit mësuar që në kopësht).

Mbase nuk ju vlejnë fare ose mbase keni sugjerime të tjera që mund t’i shkruani në fund.

1) “Nuk është problemi im”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Të gjithë e kemi dëgjuar më parë këtë shprehje dhe veçanërisht kur kemi shumë gjëra nëpër duar është mjaft e thjesht t’i anashkalojmë gjërat që ‘nuk janë problemi ynë’. Fatkeqësisht, në këto lloj rastesh mund të perceptohesh si egoist dhe jo një pjesëtar i mirë i skuadrës. Shiko, të rekomandoj të flasësh me (vendos emrin e personit këtu)

2) “Po ne kështu e kemi bërë gjithmonë”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Njerëzit mund t’i frikësohen ndryshimit, por pavarësisht se ndryshimi ka vlerë si një eksperiencë më shumë kjo nuk e legjitimon këtë lloj justifikimi pasi ky lloj pozicionimi mund t’ju bëjë të dukeni jo-fleksibël dhe mbase pak kokëfortë. Ajo është një qasje tjetër – a mund të më shpjegosh pse është më e mirë?

3) “Nuk kam çfarë t’i bëj më shumë”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Është e vërtetë që ka raste kur ndjesia e pamundësisë nga ezaurimi i gjithë opsioneve vjen natyrshëm. Por, adoptimi i një qëndrimi pozitiv, të tipit “do t’ia dalë mbanë”, ju lejon të shkoni edhe më tej kundrejt pranimit të dështimit. Kam ngelur pak, mund të më ndihmosh për të gjetur zgjidhje të tjera?

4) “Më jep vetëm një minutë ta mbaroj”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Gjërat rrallë herë mbyllen për një minutë, por veçanërisht në ato momentet kur kolegia jua kërkon me nxiti ju veç përpiqeni ta siguroni atë dhe veten që do e mbaroni. Por në fakt gjërat e nxituara rrallë herë dalin mirë. Më jep pak kohë të të jap një afat më të saktë.

5) “Nuk ka kuptim fare”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Të gjithë bëhemi konfuzë nganjëherë, por para se të dalim në përfundime të nxituara mbase duhet të konsiderojmë mundësinë që edhe vetë mund të mos ta kemi kuptuar situatën/çështjen plotësisht. Ndaj, në vend të një përgjigje negative mbase duhet ta ri-konsiderojmë atë që po na thotë kolegia. Nuk jam tërësisht e sigurt për atë që po më thua – mund të më ndihmosh të kuptoj pse është opsioni më i mirë?

6) “E ke gabim”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Kjo shprehje mund të na shkasë ndonjë herë pa e kuptuar; por në këtë mënyrë jeni duke shkelur etiketën e zyrës dhe po krijoni kundërshtarë pa e kuptuar. Përpiquni të adoptoni një qasje më diplomatike. Unë nuk bie dakord dhe ky është arsyetimi pse… si mendon?

7) “Më vjen keq, por…”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Rrallë herë e mendojmë mirë kur themi ‘më fal’ pasi shpesh e ndjekim me një justifikim. Por në të vërtetë ky qëndrim e zhbën efektin e një keqardhje të mirëfilltë. Më vjen keq për këtë gjë…herës tjetër do të …”

8) “Unë kujtova se …”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Gabimet mund të bëhen lehtësisht dhe shpesh vijnë si rrjedhojë e keqkomunikimit. Gjithsesi, është më mirë të mos shprehni ato që mund t’i keni marrë si të mirëqena por sqarohuni për ato që duhen bërë. A mund të më sqaroni se çfarë konkretisht prisni nga unë?

9) “Bëra më të mirën e mundshme”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Që nga koha e shkollës na kanë mësuar të bëjmë më të mirën e mundshme. Por kur ‘më e mira e mundshme’ nuk është e mjaftueshme, atëherë përdoreni si një leksion për t’u mësuar. Çfarë mund të bëj më mirë herës tjetër?

10) “Ti duhet të kishe…”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Nxjerrja në pah e gabimeve kur jemi të acaruar nuk është shumë e vështirë, qoftë edhe vënia e fajit dikujt tjetër apo punës së tyre nuk është detyrimisht pozicionimi i duhur. Përpiquni të jeni më ndërtues (pozitiv). Nuk funksionoi – ja çfarë do sugjeroja për herës tjetër….

11) “Mund ta kem gabim, por…”

Çfarë nuk duhet të përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Mund të keni një ide por na mungon vetëbesimi apo jemi të shqetësuar se të tjerët mund të mos ta marrin seriozisht. Hiqni dorë nga ky qëndrim dhe vijoni të tregoni mendimin tuaj. Kam një ide…

12) “Nuk kam pasur kohë”

Çfarë nuk duhet të përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Dihet që dita nuk ka orë të mjaftueshme për t’i bërë të gjitha, ndaj edhe përplasja e prioriteteve me ngutësinë e kohës ndodh shumë shpesh. Ndaj, është më mirë që të jeni proaktiv duke caktuar se kur diçka do jetë e mbaruar, se sa të merreni me justifikimin e vonesës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit