6.1 C
New York
Monday, April 7, 2025

Buy now

12 serbët e arrestuar në Prizren, dy nga ta dërgohen në mbajtje

- Advertisement -

10 nga 12 serbët të cilët u ndaluan sot në Prizren janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq dy prej tyre janë ndaluar për 48 orë orë.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për Klankosova.tv ka bërë të ditur se dy serbët e ndaluar u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të MUP-it serb.

“Sot, më 06.04.2025, rreth orës 12:00, tri vetura me targa serbe, në të cilat ndodheshin 12 persona – shtetas të Serbisë – janë ndaluar te ura e ‘Arastës’. Personat dhe veturat janë kontrolluar dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren për legjitimim dhe intervistim. Pas intervistimit, dhjetë persona janë liruar, ndërsa dy të tjerët janë ndaluar pasi u prezantuan si pjesëtarë të MUP-it serb, por nuk kishin asnjë dokumentacion që e dëshmonte një gjë të tillë”, thuhet tutje në konfirmi.

Ndryshe edhe në Gjakovë janë arrestuar katër persona, disa nga ta dyshohet që kanë lidhje me sulmin në Banjskë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit