11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

12 “sekretet” e stilit të Princeshës Diana që janë gjithnjë në modë

- Advertisement -

E njohur për fiksimin e saj për mëngët e fryra, kostumet e gjëra dhe flokët e përdredhura, stili i saj i ka rezistuar kohës dhe shumë prej veshjeve të saj po rikthehen sërish në modë.

Por ka disa detaje në veshjet e saj, që jo të gjithë i kanë kushtuar vëmendje, të cilat bëhen më të dukshme teksa i hedhim një shikim për herë të dytë fotove.

Varsja me iniciale
Princeshë Diana ka qenë personi i parë që ka vendosur një varse me iniciale, madje para martesës me Princ Charlies.

Getat me të njëjtën ngjyrë si veshja
Princeshë Diana jo vetëm kombinonte këpucët me veshjet, por edhe ngjyrën e getave, stil i cili është “përqafuar” herë pas here dhe nga Dukesha Kate.

Geta me detaje
Ato nuk bien në sy menjëherë, por teksa i shikon këto geta, sa vjen dhe dashurohesh me stilin e Princeshës.

Bizhuteri me domethënie të veçantë

Ndjeshmëria e Dianës shpesh depërtohej në dashurinë e saj për modën, veçanërisht në bizhuteritë e saj. Ajo mbante shpesh në dorë një byrzylyk me shkronjat , “H” dhe “W” për Harry dhe William, si dhe një “X” për të festuar dhjetë vjetorin e saj me Princin Çarls.

Unazë tek gishti i vogël i dorës
Gjatë viteve të hershme të martesës së saj, princesha shpesh u pa me një unazë të “Cartier” në gishtin e vogël të dorë, dhe që tërhoqi shumë vëmendje. Pasi Diana filloi të vendoste unaza në gishtin e vogël, ajo menjëherë u shndërrua në modë.

Varse pas shpinës
Kjo ishte hera e parë që Princesha vendosi të vërë varësen pas shpinës, pasi edhe fustani që kishte veshur atë mbrëmje e favorizonte këtë gjë.

Doreza me ngjyra të ndryshme
Mos thoni që dorezat duhet të jenë në të njetën ngjyrë. Princeshë Diana e ka vërtetuar se dukesh shumë bukur edhe në këtë formë.

Simboli i mbretëreshës në veshjen e saj
Në disa prej veshjeve të saj u pa një karficë zbukuruese. Por nëse e shikoni më vëmendje, ato kanë imazhin e mbretëreshës të stampuar.

Sytë me lapsa me ngjyrë
Sepse ajo nuk është thjeshtë një ikonë mode, por një ikonë bukurie. Ajo i lyente sytë e saj me blu me lapsa me ngjyrë, dhe në këtë rast ia nxirrnin më shumë në pah sytë e saj të bukur.

Ajo i shndërroi syzet optike në modë
Mesa dimë ne Princeshë Diana nuk mbante syze në përditshmërinë e saj, e në këtë rast ajo i ka vendosur thjesht për modë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit