1.4 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

113-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë

- Advertisement -

Kjo e martë shënon 113-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Me këtë rast, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Policisë, duke theksuar se ajo ka qenë dhe mbetet në shërbim të vendit dhe të qytetarëve.

“MIRËMËNGJES dhe me 113 vjet Policia e Shtetit, në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Policia e Shtetit u krijua 113 vite më parë dhe konsiderohet një nga institucionet kyçe për rendin dhe sigurinë publike në vend.

Të ngjashme

Të fundit