Kjo e martë shënon 113-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Me këtë rast, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Policisë, duke theksuar se ajo ka qenë dhe mbetet në shërbim të vendit dhe të qytetarëve.
“MIRËMËNGJES dhe me 113 vjet Policia e Shtetit, në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Policia e Shtetit u krijua 113 vite më parë dhe konsiderohet një nga institucionet kyçe për rendin dhe sigurinë publike në vend.






