Këtë 28 Nëntor, Tirana u shndërrua sërish në qendrën e festimeve për identitetin dhe historinë shqiptare, me kryeqytetin që pret për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve”.
Ky aktivitet i organizuar për të festuar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ka mbledhur mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet dhe diaspora, duke sjellur së bashku përfaqësues të komunave shqiptare dhe arbëreshe, si dhe dhjetëra grupe artistike dhe kulturore.
Parada u hap në sheshin “Nënë Tereza” me një moment emocionues si recitimi i poezisë “Shqypnia e lirë” të Gjergj Fishtës, interpretuar nga aktori i njohur Reshat Arbana.
Pjesëmarrësit po shpalosin trashëgiminë e pasur kulturore të shqiptarëve përmes këngëve, instrumenteve tradicionale dhe kostumeve karakteristike, duke krijuar një atmosferë gëzimi dhe bashkimi.
Parada nisi nga sheshi “Nënë Tereza” dhe grupet e ansamblet do të përshkojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit,” duke përfunduar marshin në sheshin “Skënderbej,” ku Parada do të kulmojë me ngritjen e flamurit kuq e zi.