8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

112 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

- Advertisement -

Sot janë mbushur plot 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

28 nëntori i 1912-tës, shënon një nga datat më të mëdha në histori për shqiptarët anekënd globit.

Në krye me Ismail Qemalin, u bë realitet ëndrra pesëshekullore për mëvetësi.

Kjo ishte edhe fryt i përpjekjeve dhe luftërave të shqiptarëve për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar, ku mijëra e mijëra njerëz u sakrifkuan dhe dhanë jetën për arritjen e këtij qëllimi.

Akti i shpalljes së Pavarësisë u bë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës.

Ky vendim i hapi rrugë shqiptarëve që ta fitojnë shtetin e tyre dhe të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, nga njëra anë sepse iu dha fund sundimit gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të fqinjëve ballkanikë, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar, me pushkë dhe me penë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit