![111-vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare, Haradinaj: Sot shkëlqejnë si pjesë e NATO-s në mbrojtje të paqes nëpër botë 111-vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare, Haradinaj: Sot shkëlqejnë si pjesë e NATO-s në mbrojtje të paqes nëpër botë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/08/Ramush-Haradinaj-600x360-1.webp)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare si pjesë e NATO-s.
Haradinaj me rastin e 111-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare, ka thënë se kujtojmë me respektin e madh atdhetarët që kontribuan në krijimin e saj.
“Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
Urime Dita e Forcave të Armatosura Shqiptare!
Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.
Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare
me krenari vazhdojmë të nderojnë trashëgiminë e tyre të lavdishme, të cilët si pjesë e NATO-s shkëlqejnë në misione të ndryshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në botë.