4.4 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

110-shi i PDK-së për deputet, Abelard Tahiri: Kurti i ka humbur aleancat, pushteti nuk duhet të mbetet në duart e një partie

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për deputet, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Albin Kurti ka humbur çdo mundësi për të ndërtuar aleanca politike brenda Kosovës dhe për të formuar një qeveri të re.

Ai  ka theksuar se PDK-ja hyn në zgjedhje me synimin për të fituar, duke mos përjashtuar asnjë parti nga bashkëpunimi, por pa bërë kompromise me programin e saj politik.

“Hamza favorizon një qeveri me LDK-në dhe me partitë që kemi qenë në opozitë. Mendoj se kjo është më e mira për vendin tonë dhe sjell një mendësi të re. Një kompromis me Kurtin nuk do të ishte hajër për Kosovën. Besoj se një periudhë e Vetëvendosjes në opozitë, pas këtyre pesë viteve qeverisjeje, do t’i bënte mirë për reflektim”, ka thënë Tahiri në emisionin Click në RTV21.

Të ngjashme

Të fundit