10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

11 persona të lënduar pasi autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi

- Advertisement -

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Sipas mediave serbe, informacionet e para janë se 11 persona janë të lënduar si pasojë e rrotullimit të autobusit.

Në një fotografi të siguruar nga Gazeta Express shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz. Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit