3.4 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

11 ish-lojtarë të Manchester United që ndoshta nuk e dini, por ata ende luajnë futboll profesional

- Advertisement -

Manchester United ka kaluar shumë ndryshime gjatë dekadës së fundit, me reputacionin në fushë që ka pësuar ulje dhe me shumë lojtarë që kanë ardhur dhe ikur nga “Old Trafford”.

Pas fitimit të Ligës Premier në 2013 dhe largimit të Sir Alex Ferguson, klubi ka luftuar për të rikthyer ditët e lavdisë, duke parë shumë emra të njohur të largohen dhe të ndryshojnë rrugët e karrierës së tyre.

Megjithatë, disa ish-lojtarë të Red Devils ende vazhdojnë të luajnë profesionalisht, madje edhe në nivele të ndryshme, dhe GIVEMESPORT ka përgatitur një “formacion startues” për ish-yjet që mund të kishin rënë në harresë nga tifozët.

Portier

Sergio Romero – Ish-portieri argjentinas u bashkua me Man Utd nga Sampdoria nën drejtimin e Louis Van Gaal dhe ishte zëvendësuesi i David De Geas për gjashtë vite, duke përfshirë finales Ligës së Evropës kundër Ajax.

Pas një rikthimi në Itali me Venezia dhe një periudhe te Boca Juniors, tani Romero luan për Argentinos Juniors në elitën e futbollit argjentinas, në moshën 38-vjeçare.

Mbrojtja

Chris Smalling – I menduar si pasardhësi i Rio Ferdinand te qendra e mbrojtjes, nuk arriti nivelet e pritshme për shkak të lëndimeve. Tani luan në Arabinë Saudite me Al Fayha, në moshën 36-vjeçare.

Marcos Rojo – Ish-lojtari i Argjentinës dhe i njohur për stilin e tij të ashpër, pas largimit nga Evropa tani luan për Racing Club në Argjentinë.

Alexander Buttner – Lojtari holandez, që shënoi edhe në sezonin e fundit të Ferguson, tani luan për Vitesse në Eredivisie.

Guillermo Varela – I njohur për asistimin e golit të debutimit të Marcus Rashford kundër Arsenal, pas periudhave huazimi luan aktualisht për Flamengo në Brazil.

Mesfusha

Juan Mata – Lojtari spanjoll, fitues i Kupës së Botës, bëri 285 paraqitje për Man United, duke shënuar 51 gola. Pas Man Utd ka luajtur në Turqi, Japoni dhe aktualisht në Australi me Melbourne Victory.

Shinji Kagawa – Pas dy viteve në Old Trafford, u rikthye në Japoni dhe tani luan për Cerezo Osaka.

Ravel Morrison – Një talent i madh që nuk u zhvillua plotësisht për shkak të problemeve jashtë fushës, tani luan në ligën e dytë të Emirateve të Bashkuara me Arabian Falcons, në moshën 32-vjeçare.

Sulmuesit

Bebe – I njohur për rrugëtimin nga “Homeless World Cup” te Champions League, pas disa viteve në La Liga, aktualisht luan për UD Ibiza.

Federico Macheda – Shënoi golat që ndihmuan Man United të fitonte titullin në 2009, pas shumë klubeve tani luan për Asteras Tripolis në Greqi, në moshën 34-vjeçare.

Nani – Ish-anësori portugez u pensionua në 2024, por në moshën 39-vjeçare u rikthye për të luajtur te Aktobe në Kazakistan.

Formacioni

/Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit