0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

11 ditë dhe asnjë takim zyrtar në ShBA, Kurti gjenë pak kohë edhe për një aheng të shqiptarëve atje

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara Amerikës prej më shumë se 10 ditëve.

Si fillim ai udhëtoi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright.

Pas kësaj, Kurti u kthye sërish në SHBA, këtë herë sipas tij për të zhvilluar vizitën zyrtare të paralajmëruar që nga marrja e mandatit.

Por kjo vizitë tejet e gjatë e Kurtit del të mos ketë asnjë takim zyrtar me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të paktën jo deri tani.

Edhe pse tha se për të realizuar vizitën e tij zyrtare në Amerikë duhen shumë ditë, siç duket gjithë çfarë realizoi Kurti në këtë vizitë janë takimet me përfaqësues të kompanive teknologjike.

Madje, kryeministri Kurti së fundi gjeti kohë që të jetë pjesë edhe e një ahengu familjar të shqiptarëve në Amerikë, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë Kurti u bë pjesë e ahengu familjar në Fenton, qytet në Miçigan të Amerikës.

Fotografitë e këtij ahengu janë publikuar nga Christian Dedivanaj, përmes rrjetit social Twitter.

Kurti është duke vizituar shumë shtete të Amerikës, por në të shumtën e rasteve ka takuar drejtues të kompanive teknologjike.

Ai gjeti kohë edhe për të takuar disa përfaqësues të kompanive të taksive, të Microsoft, të UBER, të AirBNB, përfaqësues të fesë islame në Amerikë e deri edhe tek drejtuesit e UCX, një kompani teknologjike që Kurti tha se ka bërë investime serioze në Kosovë.

E këto vizita vetëm me përfaqësues të kompanive private, e deri më tani asnjë takim me përfaqësues të politikës amerikane është parë si shqetësim edhe nga zyrtarët e shumtë në Kosovë.

Madje Kurti pati kritika edhe nga ish-bashkëpartiakët, të cilët thanë se është shqetësuese mos takimi i Kurtit me palën amerikane.

E pavarësisht kësaj, deputeti i VV-së, Armend Muja mbrëmë është munduar të “arsyetojë” mos takimet e Kurtit me ata të politikës amerikane.

Ai tha se ishte ëndërr e Kurtit që t’i vizitojë kompanitë teknologjike në SHBA.

“Z.Kurti e ka pasur si ëndërr me shku edhe me i taku të gjitha kompanitë e transformimit digjital marrë parasysh që Kosova e ka një gjeneratë të re e sidomos të rinjtë e të rejat që fokusohen në fushën e IT dhe transformimit digjital por në të njëjtën kohë edhe investimet e huaja direkte Kosova kryesisht i pranon kohëve të fundit në këtë sferë”, tha Muja në T7.

Por në këtë qëndrim 11 ditor deri më tani në Amerikë, Kurti po e cilëson si të “suksesshme” sa i përket qëndrimit më të gjatë të tij atje.

Ai madje tha vizita e tij në SHBA është më e gjatë se e çdo kryeministri të kaluar të Kosovës.

“Një javë më parë fillova këtë vizitë të planifikuar prej kohësh në Shtetet e Bashkuara. U ndala në Uashington DC për një takim me Millennium Challenge Corporation (MCC) dhe vazhdova drejt perëndimit për në Kaliforni, dhe tani po kthehemi përsëri, në një imitim të ndonjë udhëtimi të madh rrugor amerikan.Deri më tani kemi qenë në San Francisko, Dallas, Des Moines dhe do të kemi disa vizita të tjera në Detroit, Uashington, Boston dhe Nju Jork, duke e bërë këtë vizitën më të gjatë që një kryeministër i Kosovës ka bërë ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.”, pati deklaruar Kurti./Lajmi.net/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit