Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu – Kamishi, ka takuar ba banorët e Aqarevës, Kopiliqit të Poshtëm dhe Burojës nga të cilët ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se mbështetja e qytetarëve për PDK-në dhe për kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza, u ndje fuqishëm në çdo fjalë e në çdo shtrëngim dore.
“Takimet në Aqarevë, Kopiliq të Poshtëm, Burojë dhe Vajnikë na dhanë energji, shpresë dhe besim të madh për ndryshim. Mbështetja e qytetarëve për PDK-në dhe për kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza, u ndje fuqishëm në çdo fjalë e në çdo shtrëngim dore. Ky vullnet i sinqertë na motivon të ecim përpara më të bashkuar dhe më të vendosur drejt fitore. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
#PDK130
#BedriHamzaKryeministër1
#BekimHaxhiuKamishi109






