3.8 C
New York
Monday, December 22, 2025

Buy now

109-shi i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu: Me Bedri Hamzën kryeministër do të shtohet kujdesi shëndetësor për invalidët e luftës dhe do të rriten pensionet për 50%

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu – Kamishi, ka takuar bashkëluftëtarin dhe invalidin e UÇK-së,  Hamëz Islamin, i cili që dy vjet jeton pa protezën e nevojshme.

Ai ka thënë se “Qeveria në ikje nuk ka treguar asnjë përkujdesje ndaj kategorisë së invalidëve të luftës së UÇK-së, e as ndaj invalidëve civilë të luftës”

“Kafe me invalidin e UÇK-së, Hamëz Islami, bashkëluftëtarin tonë, i cili tash e dy vite jeton pa protezën e domosdoshme, pasi ka humbur gjymtyrën gjatë luftës. Qeveria në ikje nuk ka treguar asnjë përkujdesje ndaj kategorisë së invalidëve të luftës së UÇK-së, e as ndaj invalidëve civilë të luftës. Me Bedri Hamzën Kryeministër, do të sigurohen protezat e nevojshme, kujdesi shëndetësor për të gjithë invalidët, si dhe rritje e pensioneve për 50%”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në Facebook.

Përkujdesja e shtetit ndaj atyre që sakrifikuan gjymtyrët e tyre në vijat e frontit është obligim moral, ligjor dhe shtetëror.

Bashkë. Përpara. 👍
#PDK130
#BedriHamzaKryeministër1
#BekimHaxhiuKamishi109

Të ngjashme

Të fundit