4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

109-shi i PDK-së: Në këto zgjedhje kam synime edhe më të mëdha për mirëqenien e qytetarëve

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur për kandidimin e tij në PDK, me numrin e njêjtë 109, të cilin e ka mbajt edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Në pesë mandate deputet jam munduar të jem i përgjegjshëm, të jem zëri juaj, të jem pranë çdo qytetari që kishte nevojë për mbështetjen time”, shkruan Haxhiu.

“Në këto zgjedhje kam synime edhe më të mëdha për mirëqenien e qytetarëve, kam vizion të qartë për zhvillimin e një shoqërie më të drejtë e më të barabartë, për një Kosovë edhe më mirë, andaj tani unë kam nevojë për mbështetjen tuaj”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Edhe kësaj radhe PDK-ja ma ka besuar rikandidimin për deputet të Kuvendit të Kosovës, sërish me numrin 109.
Në pesë mandate deputet jam munduar të jem i përgjegjshëm, të jem zëri juaj, të jem pranë çdo qytetari që kishte nevojë për mbështetjen time.
Në këto zgjedhje kam synime edhe më të mëdha për mirëqenien e qytetarëve, kam vizion të qartë për zhvillimin e një shoqërie më të drejtë e më të barabartë, për një Kosovë edhe më mirë, andaj tani unë kam nevojë për mbështetjen tuaj.
Ju lutem, bisedoni me familjarët tuaj, me miq e shokë, kërkoni nga ata që të votojnë për:
PDK✅
Bedri Hamazën për Kryeministër Nr.1✅
Bekim Haxhiu për deputet Nr.109✅

Ju premtoj se unë do të vazhdoj të jem po ai njeriu i përkushtuar që dëgjon hallet tuaja dhe i prezanton ato për t’u dhënë zgjidhje.
Me respekt,
Prof.Asoc.Bekim Haxhiu

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit