Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, reagon Rama

- Advertisement -

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka përfunduar inspektimi i 84 vendpunishteve aktive në kryeqytet.

 

 

Ai ka thënë se raportet janë në proces të vlerësimit, por ka paralajmëruar përgjegjësi për çdo shkelje, transmeton IndeksOnline.

“Ka përfunduar inspektimi i 84 vendpunishteve aktive në Kryeqytet nga ekipet e dala nga “Komisioni për Vlerësimin Emergjent”

Raportet janë në proces të vlerësimit dhe vendimet do të merren për secilin rast veç e veç.

 

 

Çdo punishte jashtë standardeve të sigurisë dhe përgjegjësisë profesionale do të përballet me masa të menjëhershme, nga mbyllja, revokimi i lejes dhe heqjen e liçencës të inxhinjerit mbikqyrës, pa përjashtim.

Do të ketë përgjegjësi të qartë për çdo shkelje, si për operatorët, ashtu edhe për zyrtarët përgjegjës” shkroi Rama.

 

 

Të ngjashme

Të fundit