Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e zhvendos zyrën e strukturave paralele të Serbisë nga Nishi në Veri të Mitrovicës.
Behrami ka thënë se Kurti pas “negociatave sekrete” sot ka marrë vendim të legalizojë edhe dokumentet e strukturat paralele të Serbisë.
“Nga moskundërshtimi kemi kaluar te pranimi, legjitimimi dhe legalizimi i plotë i tyre”, ka shkruar Behrami.
Postimi i plotë:
Albin Kurti po e zhvendos zyrën e strukturave paralele të Serbise nga Nishi në veri të Mitrovicës
Njëherë Bashkimi Evropian i pranoi dokumentet e strukturave paralele.
Atëherë Albini nuk i kontestoi.
Pas negociatave sekrete, sot i legalizoi dokumentet dhe strukturat paralele dhe kriminale të Serbisë në Kosovë.
Nga moskundërshtimi kemi kaluar te pranimi, legjitimimi dhe legalizimi i plotë i tyre.
Hapi i radhës do të jetë që selia që lëshon dokumentet e strukturave paralele të Serbisë mos të jetë më Nishi, por veriu i Kosovës.
Sepse, këtë e ka pranuar edhe në Bruksel, edhe në Ohër, edhe sot në Prishtinë.






