Bayer Leverkuseni dhe Arsenali kanë luajtur baras në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e luajtur të mërkurën në Gjermani, u mbyll me rezultatin 1:1.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, me Leverkusenin që avancoi në fillim dhe Arsenalin që barazoi në fund.
Një minutë pas nisjes së pjesës së dytë, ka realizuar kapiteni Robert Andrich.
Ai shënoi me kokë nga afërsia pas harkimit nga këndi nga Alejandro Grimaldo.
Arsenali barazoi në minutën e 89-të me anë të Kai Havertzit që realizoi nga penalltia, të cilën e nxorri Noni Madueke.
Ndeshja e kthimit mes këtyre skuadrave do të luhet javën e ardhshme në Londër.






