7.7 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Peci: Koalicioni me VV-në është kyç për LDK-në

- Advertisement -

Analisti politik Lulzim Peci ka paralajmëruar se LDK-ja po përballet me rrezik serioz politik, duke theksuar se çelësi i zhvillimeve të ardhshme mbetet raporti me Lëvizjen Vetëvendosje dhe vendimet që ajo do të marrë.

“Rreziku më i madh për LDK-në, në çdo rast, është humbja e edhe dy deputetëve. Pika kyçe për LDK-në mbetet koalicioni me VV-në, për të cilin Vetëvendosje nuk ka nevojë, ndërsa LDK-ja po. VV-së i nevojiten vetëm votat për zgjedhjen e presidentit. Gjithçka varet nga VV-ja: nëse do të zgjidhet qeveria apo nëse do të vazhdohet edhe këtë vit si vit i kaluar.”, tha Peci në emisionin Click në RTV21.

Të ngjashme

Të fundit