Një 71-vjeçar nga fshati Vrellë i komunës së Istogut ka votuar për herë të parë.
71-vjeçari për “Dukagjinin” ka bërë me dije se ka jetuar jashtë vendit dhe kjo ka bërë që ai të mos ketë mundësi që të ushtrojë të drejtën e tij të votës.
Ai ka treguar se pret nga zgjedhjet më të mirën për qytetarët.






