2.4 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

Ademi takon Gjeneratën e Artë dhe Gjeneratën e Sakrificës, së bashku me përfaqësuesit e Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në një takim të veçantë Gjeneratën e Artë dhe Gjeneratën e Sakrificës, së bashku me përfaqësuesit e Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër.

“Në këtë darkë festive të fundvitit, kremtuam arritjet tona gjatë këtij viti si dhe bashkëbiseduam për futbollin ndër vite. I falënderova të gjithë përzemërsisht për mbështetjen e palëkundur që i japin Kombëtares dhe futbollit tonë”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Postimi:

Sonte pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim të veçantë Gjeneratën e Artë dhe Gjeneratën e Sakrificës, së bashku me përfaqësuesit e Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër.

Në këtë darkë festive të fundvitit, kremtuam arritjet tona gjatë këtij viti si dhe bashkëbiseduam për futbollin ndër vite.

I falënderova të gjithë përzemërsisht për mbështetjen e palëkundur që i japin Kombëtares dhe futbollit tonë.

Gjatë bashkëbisedimit, të gjithë shprehën krenarinë për rrugëtimin e Gladiatorëve Dardanë, për të cilët u tha se tejkaluan çdo pritshmëri, duke siguruar fazën ‘play-off’ të Kupës së Botës.

Një vlerësim i veçantë u dha edhe për punën e shkëlqyer të përzgjedhësit Franco Foda, i cili me rezultatet e tij tashmë është gdhendur si trajneri më i suksesshëm në historinë e Kombëtares sonë.

I urova për festat e fundvitit me shpresë që viti 2026 të jetë viti i shqiptarëve dhe i Kombëtares së Kosovës. Urova që Dardanët do të arrijnë ta shkruajnë historinë dhe do të na dërgojnë në Kupën e Botës.

Ky sukses do të ishte dhurata më e madhe për popullin tonë dhe një shenjë mirënjohjeje për miqësinë e përjetshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

#BashkëPërFutbollin #BashkëPërKosovën ⚽️🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit