Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj ka vizituar fabrikën e specit “Besiana” në Podujevë, ku ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.
Gjatë bashkëbisedimit me punëtorët, ai ka krahasuar energjinë e fushatës me produktin e fabrikës.
“Fushata duhet me qenë me spec, apo jo!? Nëse fushata nuk është me spec, nuk dhez”, ka thënë Hoxhaj, duke qeshur bashkë me të pranishmit.
Videoja e publikuar nga vetë ai tregon vizitën në linjën e prodhimit të “Besiana”-s, ku Hoxhaj ka vlerësuar punën e fabrikës dhe kontributin e saj në ekonominë lokale të Podujevës.






