0.8 C
New York
Friday, November 28, 2025

Buy now

Ferat Shala: 28 Nëntori, festë e identitetit tonë kombëtar

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-eprori i lartë UÇK-së, Ferat Shala, ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, daljes në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Duke uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit, Shala ka thënë se 28 Nëntori është festa e identitetit tonë kombëtar.

Në këtë datë të shënuar, Shaka ka përkujtuar edhe bashkë luftëtarët e tij të njësitit “Pllumbi”.

“Në Prekazin e Adem e Hamëz Jasharit, po e fillojmë këtë ditë kremte për kombin tonë. 28 Nëntori është festa e identitetit tonë kombëtar. Nga Lidhja e Lezhës e deri më sot, kjo datë është shënuar kuqezi, me gjakun e dëshmorëve dhe guximin e tyre.  Në këtë 28 Nëntor nuk mund të mos i përkujtoj vëllezërit e mi të luftës, nga pushkët e para, te njësitë ‘Pllumbi’, e deri te Lumi, që na la para disa ditësh.  Lavdi sakrificës së tyre dhe urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit Shqiptar!”, ka shkruar Shala në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit