Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.
Ajo ka shpërndarë një foto të Kasapit, teksa ka thënë se ky lajm ia ka këputur shpirtin.
“O Shpati bre … nuk dua ta besoj. U zgjova me lajmin më të trishtë dhe më të këputë shpirtin. Fëmijëria jonë dhe kujtimet tona sot dhembjin edhe më shumë. Do të më mungosh përgjithmonë, vëlla. Prehu në paqe. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë dhimbje.”







