7.2 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Kroacia i çon 151 ushtarë në misionin e KFOR-it

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, ka njoftuar se kontingjenti i 44-të kroat u dërgua nga kazermat e “Brigadës së 3-të të Gardës Kune” në Gjakovë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Ai deklaroi se 151 anëtarë të Forcave të Armatosura Kroate (OSRH) po nisen për operacionin e mbështetjes së paqes.

Anushiq tha se ushtarët kroatë me angazhimin e tyre përfaqësojnë një “pasqyrë të popullit kroat”.

“Ushtarët kroatë janë pasqyra e popullit kroat. Çdo nisje e tyre në një vend të huaj nën emblemën kroate është nder dhe krenari për atdheun tonë”, tha ministri kroat, duke shtuar se “çdo komandant i huaj e di se çfarë është ushtria kroate dhe e respekton atë për profesionalizmin dhe aftësinë e pjesëtarëve të OSRH-së”.

Shefi politik i ushtrisë kroate theksoi se angazhimi në Kosovë e konfirmon përkushtimin e Kosovës ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore.

Ivan Anushiq, tha se iu përcolli urime ushtarëve para nisjes në mision.

“Ruajtja e paqes në Kosovë konfirmon përkushtimin e Kroacisë për sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore. Pjesëtarëve të kontingjentit të 44-të kroat u uroj përfundim të suksesshme të misionit të tyre dhe kthim të sigurt në atdhe”, tha Anushiq.

Të ngjashme

Të fundit