Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se sot, mandatari Glauk Konjufca nuk dha emra të kabinetit qeveritar.
Sipas tij, Konjufca gjatë prezantimit të kabinetit qeveritar, dhe planit për qeverisje, foli vetëm për vitin 2026, dhe siç thotë kreu i AAK-së, Konjufca po mendon për një qeveri njëvjeçare.
“Kritikën e parë për mandatarin e sotëm e kam se nuk na dha një listë me emrat e kabinetit qeveritar. Nuk është se dëmtohet apo është sekret, por do të ishte respekt. Po ashtu në këtë kritike, duhet me e bashku mungesën e një programi qeverisës. Kandidati i sotëm, foli për disa qëllime, përmendi vitin 2026, nuk përmendi vite të tjera, thuaj se po aplikon për një qeveri njëvjeçare”, u shpreh Haradinaj.






