Ndihmësi i trajnerit Franco Foda te Kosova, Robert Ibertsberger, ka dhënë një intervistë për aventurën e dyshes tek kombëtarja aspiruese nga Ballkani, përcjell Klankosova.tv.
Iberstberger tha se kolegu i tij është rritur shumë si trajner gjatë kohës së tij te Dardanët.
“Franco është zhvilluar edhe më tej në një nivel personal dhe shoqëror. Ai flet shumë me lojtarët dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme në Kosovë”, ka thënë sportbusinessmagazin, përcjell Klankosova.tv.
“Ne e dimë që duhet t’i trajtojmë me shumë respekt sepse janë personalitete të ndryshme. Në të njëjtën kohë, ata duhet të ndiejnë se ne nuk duam vetëm të argëtohemi, por edhe të kemi sukses. Kjo kërkon disiplinë”.
Ai deklaroi që Franco ka arritur të përkthejë ambicien kosovare dhe që t’i lidhë lojtarët me veten.
“Kjo ishte një sfidë e vërtetë. Kosova flet shumë për dëshirën për të qenë e suksesshme – dhe Franco është shumë i mirë në transmetimin e kësaj ambicie në ekip. Mund të shihni se ai ka gjetur një mënyrë të mirë për t’u lidhur me lojtarët. E njëjta gjë vlen edhe për ne në stafin e trajnerëve”.
“Ai na përfshin plotësisht dhe na beson detyra që ne më pas i zbatojmë me ekipin. Kjo është një përvojë shumë e vlefshme në këtë nivel”.






