10.2 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Skandali me rezervat, ministrja e Kurtit e akuzuar për keqpërdorim ‘dergjet’ në arsyetime

- Advertisement -

 

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e akuzuar për skandalin e rezervave shtetërore, ka dalë sot në një konferencë për media pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Hajdari ia drejtoi gishtin këtij institucioni për mënyrën e trajtimit të rastit, e madje edhe konstatoi se provat janë mbledhur jashtëligjshëm, duke u munduar të arsyetojë të gjitha veprimet e ndërmarra dhe mënyrën e veprimit si ministri e Qeveri për sigurimin e rezervave shtetërore, raporton Klankosova.tv

“Çdo pretendim i Prokurorisë afirmon tendencën politike të kësaj Prokurorie Speciale ndaj qeverisë Kurti. Të gjitha të ashtuquajtura prova të Prokurorisë speciale, janë mbledhur jashtëligjshëm.  Rrezikimi i fshehtësisë shtetërorë është bërë nga prokuroria special ehe nga disa media dhe jo nga unë. Ne kem vepruar me urgjencë.”

Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica e Hafiz Gara dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrën me qëllim që të përfitonin pasuri dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit gjatë muajve shkurt dhe mars 2022, një dëm prej rreth 3 milionë euro.

Ata dyshohet se kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në vendin tonë.

Ndërsa i akuzuari i katërt, Ridvan Muharremi, dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M”.

Sipas aktakuzës, Muharremi më pas u kishte krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave

 

Të ngjashme

Të fundit